Flash News

Bota

Po merrnin pjesë në shërbesën e së dielës, vriten me armë 4 persona në një kishë në Michigan

Po merrnin pjesë në shërbesën e së dielës, vriten

Pesë persona , përfshirë një person të armatosur, janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur, pas të shtënave masive me armë zjarri në një kishë në Michigan, shkruan Sky News.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:25 të mëngjesit sipas orës lokale të dielën në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand Blanc Township, Michigan, e cila është rreth 50 milje në veri të Detroitit. I dyshuari, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga qyteti i afërt i Burton, u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë.
Ai shërbeu në Marinë nga qershori 2004 deri në qershor 2008 dhe ishte i vendosur në Irak, raportoi rrjeti partner amerikan i Sky News, NBC News.

Sanford drejtoi një automjet nëpër dyert e përparme të kishës përpara se të hapte zjarr me një pushkë , tha policia.

Pastaj ai doli nga automjeti dhe filloi të qëllonte me armë drejt njerëzve që po merrnin pjesë në shërbesën e së dielës, përpara se t'i vinte qëllimisht flakën kishes, shtoi policia.

Flaka është shuar, por autoritetet besojnë se do të gjejnë viktima të tjera në ndërtesën e djegur.

Të fundit