Flash News

Bota

Polonia godet dronët rusë, Tusk: Hapësira ajrore u shkel, aleatët ta marrin situatën seriozisht

Polonia godet dronët rusë, Tusk: Hapësira ajrore u shkel,

Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar se gjatë natës hapësira ajrore e Polonisë është shkelur nga një numër “i madh” dronësh rusë.

Në një postim në rrjetin social X, Tusk tha: “Dronët që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë u rrëzuan. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe aleatët tanë.”

Kryeministri Tusk theksoi se rrëzimi i dronëve rusë mbi territorin polak ishte hera e parë që ndodh në territorin e një vendi anëtar të NATO-s.

“Ky është hera e parë që dronë rusë rrëzohen mbi territorin e një vendi të NATO-s. Të gjithë aleatët tanë e marrin situatën shumë seriozisht. Nuk ka pasur asnjë viktimë,” tha Tusk para një mbledhjeje urgjente të qeverisë. Ai shtoi se kjo ngjarje mund të jetë një “provokim i gjerë” nga ana e Rusisë.

Aerportet, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Varshavës, Chopin, janë hapur përsëri për fluturime.

Të fundit