Flash News

Bota

Portugalia do të dëbojë dhjetë punonjës të ambasadës ruse

Portugalia do të dëbojë dhjetë punonjës të

Portugalia ka njoftuar se do të dëbojë dhjetë anëtarë të stafit nga ambasada ruse në Lisbonë. Ministria e Jashtme e Portugalisë tha sot se anëtarët e stafit ishin shpallur "persona non grata" dhe u dhanë dy javë për t'u larguar nga Portugalia.

Asnjë nga punëtorët e dëbuar nuk është diplomat, shtoi ministria.

“Qeveria portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër të agresionit rus në territorin ukrainas”, thuhet në një deklaratë. Masa vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.

Të fundit