Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më kurrë të njëjta, tha ish-shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney. Ky i fundit, sot i dërguari special i SHBA në Irlandën Veriore, tha se presidenca e Joe Biden nuk do të mund të rikthejë marrëdhënien BE-SHBA ashtu siç ka qenë përpara presidentit Trump.

■ Maqedonia e Veriut për herë të parë do të marrë pjesë në një kompeticion të rëndësishëm për përfaqësueset kombëtare. Pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, Maqedonia e Veriut tashmë do të jetë automatikisht pjesë e grupeve të EURO 2021.

Vuçiç: Zgjidhje me Kosovën përmes dialogut ose mund të ndodhë ndonjë konflikt! Reagon Vjosa Osmani: Pres që NATO dhe BE t’u përgjigjen kërcënimeve për luftë.

 ■ New York City është në prag të mbylljes së të gjitha klasave në të gjithë sistemin shkollor, më i madhi i Amerikës, ndërsa qyteti përballet me një valë të dytë.

■ Hungaria po bëhet gati të sjellë një vaksinë ruse të paprovuar për qytetarët e saj. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, i cili është në karantinë pasi doli pozitiv për virusin, tha të mërkurën se autoritetet hungareze po përgatisnin një leje të përkohshme gjashtëmujore të importit për vaksinën Sputnik V të Rusisë për teste dhe prova.

■ Një video e një burri që vdiq në banjën e dhomës së urgjencës në Napoli, Itali, nga ajo që mund të ketë qenë Covid-19 ka shkaktuar zemërim.

■ Pas dorëheqjes masive të ligjvënësve pro-demokracisë në legjislaturën e Hong Kongut, ligjvënësit pro-Pekinit njoftuan se do të përdornin dominimin e tyre të ri për të miratuar një sërë nismash ligjore që përndryshe do të kishin hasur në rezistencë të ashpër.

■ Një komision britanik për të drejtat e barabarta që shqyrtoi diskriminimin e paligjshëm të pagave në BBC nuk gjeti prova të praktikave të paligjshme të pagës, por tha që transmetuesi kishte nevojë për "rindërtimin e besimit me gratë". Punonjësit femra kundërshtuan gjetjet e hetimit, i cili shqyrtoi vetëm 10 shembuj nga 100 të mundshëm.

■ Të paktën një person i armatosur hapi zjarr jashtë Ambasadës Saudite në Hagë të enjten, një ditë pasi një përkujtimore e Luftës së Parë Botërore ku morën pjesë zyrtarë evropianë u sulmua në Arabinë Saudite. Askush nuk u lëndua në sulmin e fundit dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte të bënte me dhunën në Arabinë Saudite.

Të fundit