Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Numri global i të vdekurve nga Covid-19 kapërceu tre milion të shtunën.

■ Franca do të kufizojë dhe karantinojë udhëtarët nga Argjentina, Brazili, Kili dhe Afrika e Jugut, vende në të cilat variante shqetësuese janë në rritje.

■ Kombi i vogël i Butanit i ka dhënë një injeksion anti-Covid më shumë se 60 përqind të popullsisë, falë një fushate gjithëpërfshirëse dy-javore që përfshinte punonjës shëndetësorë në disa raste që ecnin nëpër akull dhe dëborë për të arritur tek njerëzit.

■ Një valë e dytë shkatërruese e koronavirusit në Indi mund të zhbëjë dekada progresi që nxori qindra miliona njerëz nga varfëria.

■ Turqia raportoi një rekord tjetër të lartë në rastet e përditshme të koronavirusit pasi kufizime të reja u vendosën për dy javët e para të Ramazanit.

■ Mbretëresha Elizabeth II i dha lamtumirën burrit të saj për më shumë se 73 vjet, Princit Philip, Duka i Edinburgut, në një funeral të tkurrur duke sinjalizuar fillimin e mbarimit të një epoke.

■ Udhëheqësi politik i lëvizjes republikane Irlandeze kërkoi falje të dielën për vrasjen më 1979 të Louis Mountbatten, një xhaxha i Princit Philip.

■ Republika Çeke fajësoi për një seri shpërthimesh misterioze në 2014 në depot e saj të municioneve një njësi elitare të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Njësia ishte e lidhur më parë me një sulm me agjentë nervor ndaj një ish spiuni rus në Salisbury, Angli.

■ Gjykata më e lartë në Francë ka vendosur që vrasësi i Sarah Halimit, një franceze që u vra në një sulm antisemit, do të mbetet pa u ndëshkuar për shkak të gjendjes së tij mendore, të sjellë nga kanabisi, në kohën e krimit.

■ Një tren udhëtarësh doli nga shinat të dielën në veri të Kajros, duke vrarë të paktën 11 vetë dhe duke plagosur shumë më tepër, thanë autoritetet në Egjipt.

■ SHBA dhe Kina kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të luftuar ndryshimin e klimës, në një demonstrim të rrallë të bashkëpunimit mes tensioneve të përshkallëzuara.

■ Autoritetet janë ende në kërkim të një motivi prapa sulmit në një depo të FedEx në Indianapolis që vrau tetë persona, sulmi i tretë i përgjakshëm në ShBA këtë vit.

■ Në Kejptaun, një zjarr i egër i pakontrolluar po përshkon Parkun Kombëtar Table Mountain, duke detyruar qindra studentë të evakuohen.

■ Administrata e Biden së shpejti mund të rrisë numrin e refugjatëve të lejuar në SHBA pas reagimit të gjerë mbi vendimin e saj për të mbajtur kufirin historikisht të ulët të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump.

■ Një grup i klubeve më elitare të futbollit në botë - duke përfshirë Manchester United dhe Barcelona - po punon për një plan për të krijuar një ligë më vete.

■ NASA i ka dhënë një kontratë 2.9 miliardë dollarë kompanisë së Elon Musk SpaceX për të çuar astronautët nga orbita hënore në sipërfaqen e hënës.

Të fundit