Flash News

Bota

Prezantuesja e BBC ngre gishtin e mesit gjatë edicionit të lajmeve

Prezantuesja e BBC ngre gishtin e mesit gjatë edicionit të lajmeve

Sipas Daily Mail, Mariam Mosiri prezantuese e BBC-së ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në klipin që bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë ajo tha "coronaverse" në vend të "coronavirus" në lidhje me pandeminë, tregon se ajo mund të jetë ndier nervoze.

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

Të fundit