Flash News

Bota

Protesta në Tel Aviv pasi Forcat e Mbrojtjes vranë gabimisht pengjet izraelite

Protesta në Tel Aviv pasi Forcat e Mbrojtjes vranë gabimisht pengjet

Qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv mbrëmë, pas lajmit se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishin vrarë "gabimisht" tre burra që mbaheshin peng në Gaza.

Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor.

Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz u qëlluan pasi u identifikuan gabimisht si një "kërcënim", gjatë ofensivës së vazhdueshme tokësore të IDF në Gazën veriore.

IDF ka shprehur "pendim të thellë" për vrasjet dhe ka thënë se do të nisë një hetim.

Më shumë se 100 pengje të rrëmbyer nga Hamasi mbeten në Gaza.

Të fundit