Flash News

Bota

Protestat e dhunshme, kryeministri i Sri Lankës: Gati të jap dorëheqjen

Protestat e dhunshme, kryeministri i Sri Lankës: Gati të jap

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake, tha zyra e tij e shtypit.

Deklarata vjen pasi një takim i liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i parlamentit të Sri Lankës, ranë dakord që t'i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen.

Zyra e Kryeministrit tha: “Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.

Më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së presidentit Gotabaya Rajapaksa, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Rajapaksa nuk është në vend dhe është zhvendosur diku tjetër, thanë zyrtarët e sigurisë për CNN. Është e paqartë se sa personel sigurie janë të pranishëm në lokacion.

 

Të fundit