Flash News

Bota

Protokolle të reja dhe furnizime me vaksina, strategjia e Italisë për të fituar betejën me Covid-19

Protokolle të reja dhe furnizime me vaksina, strategjia e Italisë
Foto ilustruese

Një seri rregullash të reja dhe furnizimi me doza të tjera do të rrisin fushatën e vaksinimit të Italisë, duke lejuar qeverinë të heqë kufizimet mbi bizneset dhe qytetarët duke filluar nga maji, tha ministri i shëndetësisë në një intervistë, raporton Reuters.

Ministri Roberto Speranza pret që vera të jetë "ndryshe nga muajt që po jetojmë tani ... nëse do të vaksinojmë shumicën e popullsisë këtë verë, ne mund t'i lejojmë vetes më shumë liri".

Italia ka administruar mbi 13 milionë doza dhe Roma synon të vaksinojë të paktën 80% të popullsisë së saj deri në fund të shtatorit.

Speranza tha që të gjithë qytetarët e moshës mbi 80-vjeç do të vaksinohen deri në fund të prillit ndërsa mbi 60 vjeç do të marrin të paktën një dozë të parë në fund të qershorit.

Pas miratimit nga agjencia kombëtare e ilaçeve Aifa, Italia do të fillojë të administrojë një dozë të dytë për ata që vaksinohen me Pfizer dhe Moderna, shtoi Speranza.

Ministri tha se Italia po priste furnizimet e para të vaksinës Johnson & Johnson këtë javë, me 7.3 milion doza të konfirmuara për shpërndarje deri në fund të tremujorit të dytë.

Të fundit