Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Fakti që në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi në dhjetor të vitit 2023, numri i atyre që u deklaruan si serbë, u rrit për 4 për qind në krahasim me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011, nuk është befasi për metodologun malazez, Millosh Beshiç.
Ai kujton se në atë regjistrim ishin rreth 5% e banorëve që refuzuan ta deklaronin kombësinë e tyre. Pikërisht në atë kategori thotë se “fshiheshin” serbët që në regjistrimin e fundit u deklaruan si të tillë.
“Tani që janë ‘kthyer’, ndodh ky ndryshim. Prandaj, numri i serbëve në Mal të Zi është stabil, është pak më pak se një e treta (32.9 për qind). Kështu ishte 20 vjet më parë, kështu është edhe sot”, thotë Beshiç për Radion Evropa e Lirë.
Në regjistrimin e vitit 2003 në Mal të Zi, numri i serbëve ishte 32 për qind.
Në regjistrimin e fundit – rezultatet e të cilit i shpalli Drejtoria e Statistikave në Mal të Zi, MONSTAT, më 15 tetor – 41.1% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa 32.9% si serbë.
Krahas rritjes së numrit të serbëve, krahasuar me regjistrimin e mëparshëm, kishte rënie prej rreth 4% të atyre që e identifikojnë veten si malazezë.
Regjistrimi në Mal të Zi është më shumë çështje politike sesa statistikore, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.
Që nga referendumi për pavarësi në vitin 2006, shoqëria malazeze është thellësisht e ndarë në mes të pjesës që dëshironte të mbetej bashkë me Serbinë dhe përkrahësve të Malit të Zi të pavarur.
Ky ishte regjistrimi i parë i popullsisë pas rënies nga pushteti të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit në vitin 2020.
Ajo qeverisi në këtë vend për 30 vjet.
Pushteti më pas u mor nga parti kryesisht proserbe, të udhëhequra nga Fronti Demokratik prorus.
Pse serbët prisnin më shumë?
Beshiç thotë se përfaqësuesit e serbëve prisnin që, për shkak të ndryshimit të rrethanave politike, regjistrimi të tregonte se ka shumë më tepër serbë.
“Ata besojnë se politikat e Millo Gjukanoviçit, DPS-së dhe Malit të Zi të pavarur e kanë orientuar përkohësisht një numër të caktuar të njerëzve që të deklarohen si malazezë dhe jo si serbë”, thotë Beshiç.
Por, ky regjistrim tregoi, në fakt, se nuk është kështu, sipas tij.
“Ai tregoi se identiteti kombëtar në Mal të Zi u formësua nga rrethanat historike dhe politike dhe tani është vështirë të ndryshohet”, thotë Beshiç.
Regjistrimit i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe e proruse, të cilat u bënin thirrje qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.
Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.
Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli disa herë për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi.
I pyetur nëse rezultati i regjistrimit korrespondon me pritjet e Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, Beshiç thotë se nuk e di “nëse ata e prisnin këtë, por se sigurisht do të donin që të kishte më shumë”.
“Ata që deklarohen si serbë, duan të kenë sa më shumë serbë, që është shumë logjike”, sipas tij.
Gjuha – rritje e lehtë e serbishtes dhe rënie e gjuhës malazeze
Edhe pse gjuha malazeze u fut si gjuhë zyrtare në Kushtetutën e Malit të Zi, pas rivendosjes së pavarësisë së tij në vitin 2006, numri më i madh i qytetarëve u deklaruan se ishin serbishtfolës.
Në regjistrimin e fundit, 43.2% e qytetarëve thanë se serbishtja është gjuha e tyre amtare, që nënkupton një rritje të lehtë prej 0.3%, në krahasim me vitin 2011. Në anën tjetër, rënie ka të numrit të atyre që e konsiderojnë gjuhën malazeze si gjuhë amtare – nga 37 në 34.5 për qind.
Beshiç thotë se numri i atyre që flasin serbisht, është më i lartë se i atyre që deklarohen si serbë. Dhe kjo me 10 për qind, sipas tij.
Ai thotë se një pjesë e popullsisë së korpusit ortodoks, që thotë se është e kombit malazez, ndihet e afërt me korpusin serb.
“Në interpretimin e tyre, ata i shohin rrënjët e tyre etnike serbe dhe deklarohen si malazezë. Me fjalë të tjera, kur thonë ‘unë jam malazez’, nuk do të thotë domosdoshmërisht se jam joserb. Nëse e shikoni historinë e Malit të Zi, është shumë e kuptueshme”, thotë Beshiç.
Serbia dhe Mali i Zi ishin pjesë e një shteti të përbashkët nga viti 1918 deri në vitin 2006.
Përqindje e qëndrueshme e shqiptarëve, rritje e boshnjakëve
Regjistrimi i fundit tregoi se përqindja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi mbetet e njëjtë në krahasim me regjistrimin e mëparshëm – gati 5%.
Nga ana tjetër, numri i myslimanëve u përgjysmua – nga 3.3% në 1.6%, ndërsa përqindja e boshnjakëve u rrit nga 8.6 në 9.4%.
Në regjistrimet e popullsisë në Mal të Zi, një pjesë e popullsisë u deklarua edhe si myslimane, edhe pse bëhet fjalë për çështje fetare.
Beshiç thekson se me “vite e dekada” punohet për të siguruar që të gjithë myslimanët në Mal të Zi, të deklarohen si boshnjakë.
Ai thotë se komuniteti intelektual, politik dhe fetar boshnjak është shumë i angazhuar në këtë çështje, por se, në anën tjetër, ata që deklarohen si myslimanë, nuk e kanë atë lloj mbështetjeje.
“Pra, keni një proces aktiv politik-kombëtar, dikush do ta quante ndërgjegjësim, e dikush manipulim”, thotë Beshiç.
Kjo u reflektua edhe te gjuha. Në regjistrimin e vitit 2011, 5.3% e qytetarëve thanë se flasin gjuhën boshnjake, e në regjistrimin e fundit ishin 7%.
“Kjo ju tregon se të gjitha ato presione kishin efekt”, thotë Beshiç.
Rusët dhe ukrainasit në Mal të Zi
Risia e regjistrimit të fundit është rritja e numrit të rusëve në Mal të Zi.
Në regjistrimin e 13 vjetëve më parë ishin 0.15%, ndërsa tani janë 2.1% – shifër që i bën rusët komunitetin e pestë më të madh kombëtar në Mal të Zi.
Në regjistrimin e fundit, po ashtu, gjysmë për qind e banorëve u deklaruan si ukrainas, ndërsa në vitin 2011 nuk kishte të tillë të regjistruar.
Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, një numër i madh shtetasish rusë dhe ukrainas u shpërngulën në Mal të Zi.
MONSTAT tha se regjistrimi i popullsisë tregoi se mbi 46.800 shtetas të huaj, jetojnë në Mal të Zi – në mesin e tyre edhe 3.000 nga Kosova./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38