Flash News

Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për luftën në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për luftën në
I pyetur nga një grupi i vogël gazetarësh nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Vladimir Putin u thotë në Pekin se ka "dritë në fund të tunelit".

"Unë besoj se, nëse ka logjikë të shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për t'i dhënë fund këtij konflikti", thotë ai.

"Ne shohim gjithashtu se administrata aktuale e SHBA-së ka vullnetin dhe dëshirën për të gjetur këtë zgjidhje.

"Mendoj se ka një dritë në fund të tunelit. Do ta shohim. Përndryshe, do të detyrohemi t'i zgjidhim të gjitha objektivat tona me mjete ushtarake."

Analistët i kanë hedhur poshtë vazhdimisht komente të tilla nga Putini si përpjekje të pandershme për ta paraqitur Moskën si të interesuar në përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë.

Ukraina 'nuk është e aftë' për ofensivë në shkallë të gjerë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për luftën në

Në fushën e betejës, Putin thotë se forcat ruse po përparojnë "në të gjitha frontet" në Ukrainë.

Ai thotë se Ukraina "nuk është e aftë" të nisë ofensiva në shkallë të gjerë dhe thotë se tani po përpiqet të mbushë boshllëqet duke rigrupuar forcat e saj.

Ai shton: "Nuk duhet të jemi të qetë tani, ndoshta po përgatisin disa rezerva, disa veprime, ngjarje në shkallë të gjerë, por analiza paraprake nga ekspertët tanë ushtarakë thotë se ushtria e Ukrainës nuk e ka këtë aftësi."

Të fundit