Flash News

Bota

Raporti për spiunimin e politikanëve evropianë nga SHBA-ja, Macron dhe Merkel kërkojnë shpjegime

Raporti për spiunimin e politikanëve evropianë nga SHBA-ja,
Emmanuel Macron, Angela Merke

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka, pas publikimit të lajmit që shërbimet e inteligjencës daneze ndihmuan Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë.

"Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve, aq më pak midis aleatëve evropianë dhe partnerëve," tha Macron. Merkel tha se ishte dakord me vërejtjet e homologut të saj francez.

Transmetuesi publik danez Danmarks Radio (DR) thotë se midis viteve 2012-2014 Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez ndihmoi Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A (NSA) për të vjedhur të dhëna përmes kabllove nënujore të internetit.

Sipas raportit, Merkel ishte midis zyrtarëve që përgjoheshin. Franca tha më herët se akuzat ishin "jashtëzakonisht serioze" nëse provohen.

Suedia ka komentuar gjithashtu raportin: Ne do të dëshironim të merrnim informacion të plotë dhe të shikonim të gjitha kartat në tryezë për këtë çështje.

Raporti vjen në një kohë kritike për bashkëpunimin transatlantik, vetëm dy javë para se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të vizitojë për herë të parë Evropën që kur ai mori detyrën me rastin e një samiti të G7.

Burimi: Euronews

 

Të fundit