Flash News

Bota

Rastet me mpiksje gjaku, Fauci parashikon rifillimin e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson

Rastet me mpiksje gjaku, Fauci parashikon rifillimin e përdorimit të
Antony Fauci

Infeksionisti i njohur amerikan, Antony Fauci parashikon se pezullimi i shpërndarjes së vaksinës Johnson & Johnson, do të marrë fund shumë shpejt. Fauci tha se nuk e di cili do të jetë vendimi përfundimtar, por ai parashikon se do të ketë një rinisje.

“Vlerësimi im është që ne do të vazhdojmë ta përdorim atë. Unë dyshoj shumë që vaksina të mos përdoret më. Unë nuk e di nëse ka pasur raste të mëtejshme. Ne do ta dimë atë deri të premten. Do të habitem shumë, nëse nuk do të kemi një rifillim”, tha Fauci, raporton Reuters.

Vaksina Johnson & Johnson u pezulllua javën e kaluar, pas rasteve që u raportuan për mpiksje gjaku. Ajo sapo kishte nisur të shpërndahej edhe në BE.

 

Të fundit