Flash News
Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit. McCarthy, 58-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim të mërkurën, për të përditshmen amerikane Wall Street Journal.
Ai ka thënë se ka vendosur “të largohet prej Dhomës së Përfaqësuesve në fund të vitit, për t’i shërbyer Amerikës në mënyra tjera”.
McCarthy, republikan, është rrëzuar nga pozita e udhëheqësit të kësaj dhome të Kongresit në tetor, në revoltë e sipër të disa anëtarëve të partisë së tij.
Edhe zgjedhja e tij në atë pozitë në janar të këtij viti është zhvilluar me tensione, pasi janë zhvilluar 15 runde votimi, para se të fitonte mbështetjen e duhur. Vendimi i tij për t’u larguar, sjell fundin e një karriere 16-vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve./ REL