Flash News

Bota

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, kush është në avantazh dhe çfarë tha kandidati i partisë së Merkel

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, kush është

Në Gjermani është mbyllur disa minuta më parë votimi dhe gjermanët po presin të marrin vesh kush do të jetë pasuesi i Angela Merkel.

Nga rezultatet paraprake, "ZDF" i jep një avantazh preh dy pikesh SPD-së. Sipas kanalit ZDF, SPD siguron 26% të votave, kundrejt 24% të Unionit të Krishterë.

 Rezultatet paraprake nuk tregojnë një situatë të favorshme për kandidatin e partisë së Angela Merkel, Armin Laschet dhe në një konferencë për  mediat, ai ka thënë se e priste që gara do të ishte e ngushtë:

“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë."

Të fundit