Flash News

Bota

Mbyllet votimi në Gjermani, çfarë thonë exit-pollet e para

Mbyllet votimi në Gjermani, çfarë thonë exit-pollet e para

Është mbyllur procesi i votimit në Gjermani për zgjedhjet parlamentare. Sot, gjermanët iu drejtuan votimeve për të zgjedhur parlamentin federal, të ashtuquajturin Bundestagu.

Në garë për kancelar përballë Armin Laschet, që është dhe pasardhësi i Merkel është Olaf Scholz.

Ndërkohë, janë publikuar dhe Exit-Pollet e para. Rezultatet paraprake sipas exit polls pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00 janë:

CDU/CSU   25%

SPD     25%

Të Gjelbërit  15%

FDP  11%

AfD  11%

E Majta   5%

Të tjera  8%

Kujtojmë se më herët, Angela Merkel kërkoi votën  për pasardhësin e saj, Laschet, duke u shprehur se Gjermania me të do të jetë në duar të sigurta.

Të fundit