Flash News

Bota

Rishi Sunak: Epoka e artë Britani-Kinë ka përfunduar

Rishi Sunak: Epoka e artë Britani-Kinë ka përfunduar

Rishi Sunak ka thënë se “epoka e artë” mes Britanisë së Madhe dhe Kinës ka përfunduar, ndërsa ai bëri thirrje për një qasje të re ndaj qeverisë kineze.

Kryeministri kritikoi abuzimet e të drejtave të njeriut nga ana e Kinës, por tha se Mbretëria e Bashkuar "nuk mund të injorojë thjesht rëndësinë e Kinës në çështjet botërore".

Sunak u kritikua gjatë fushatës së lidershipit të kësaj vere se ishte i butë ndaj Kinës, por ai ashpërsoi qëndrimine  tij, duke thënë se gjërat nuk janë bardh e zi kur bëhet fjalë për Kinën.

"Ne gjithashtu duhet të evoluojmë qasjen tonë ndaj Kinës. Të jemi të qartë, e ashtuquajtura ‘epokë e artë’ ka përfunduar, së bashku me idenë naive se tregtia do të çonte në reforma sociale dhe politike. Por as nuk duhet të mbështetemi në retorikën e thjeshtë të Luftës së Ftohtë”, tha ai.

Ndërkohë policia kineze po shtyp me dhunë protestat kundër masave anti-covid.

 

Të fundit