Flash News

Bota

Rregullatori i MB: Vazhdoni merrni AstraZeneca-n, 30 raste me mpiksje gjaku nga 18 milionë të vaksinuar

Rregullatori i MB: Vazhdoni merrni AstraZeneca-n, 30 raste me mpiksje gjaku nga
Foto ilustruese

Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht se shtatë persona kanë  humbur jetën nga mpiksja e gjakut pasi u vaksinuan. MHRA tha se nuk është e qartë, nëse vaksina po shkakton mpiksjen.

"Përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e infeksionit Covid-19 dhe ndërlikimet e tij, vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik dhe publiku duhet të vazhdojë të marrë vaksinën," tha Dr June Raine, shefi ekzekutiv i agjencisë.

Sipas kësaj të fundit, 30 persona patën mpiksje gjaku nga gjithsej 18 milionë që morën vaksinën. Por shqetësimet kanë qenë të mjaftueshme, që disa vende të kufizojnë përdorimin e saj për njerëzit e moshuar.

Këto shtete përfshijnë Kanadanë, Francën, Hollandën dhe Gjermaninë. Ekspertët ende po përpiqen të përcaktojnë nëse mpiksjet e rralla të gjakut shkaktohen nga vaksina.

Burimi: Euronews

Të fundit