Flash News

Bota

Rreth 73 mijë persona pjesë e ceremonisë përkujtimore të Charlie Kirk në Arizona

Rreth 73 mijë persona pjesë e ceremonisë përkujtimore

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe figura të tjera të MAGA-s janë pjesë e shërbesës përkujtimor për Charlie Kirk, një aleat i ngushtë i presidentit dhe aktivist kontrovers i krahut të djathtë, i cili u qëllua për vdekje në një universitet amerikan në fillim të këtij muaji.

31-vjeçari, një aleat i ngushtë i Donald Trump, u qëllua për vdekje në qafë më 10 shtator ndërsa po fliste para studentëve të universitetit në një aktivitet në Utah.

Eventi po zhvillohet në Stadiumin State Farm, i cili mund të mbajë deri në 73,000 njerëz.

Memoriali për aktivistin konservator të vrarë është një kombinim i kujtesës dhe thirrjes së tubimit për administratën aktuale.

Organizata "Turning Point" e Charlie Kirk njihet për sigurimin e 46% të votave të të rinjve për Donald Trump vitin e kaluar, një rritje prej 7% që nga viti 2020.

E veja e tij Erika, e cila gjithashtu do të flasë në këtë ngjarje, është zotuar të vazhdojë misionin e tij, dhe administrata do të dëshirojë të mobilizojë atë votë të të rinjve përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit të ardhshëm.

Të fundit