Flash News

Bota

Rrëzohet një avion ushtarak në Itali, humb jetën e mitura

Rrëzohet një avion ushtarak në Itali, humb jetën e mitura

Një avioni i aeronautikës ushtarake italiane është rrëzuar në aeroportin Caselle të Piemontes. Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën nga flakët e shkaktuara nga përplasja, raportojnë mediat e huaja. 

Vëllai i saj 9-vjeçar është plagosur rëndë dhe ka pësuar djegie në të gjithë trupin. Ndërkohë prindërit e fëmijëve së bashku me pilotin ndodhen në spitalin Regina Margherita të Torinos.

Avioni i aeronautikës ushtarake italiane ishte me avionët e tjerë teksa kryenin stërvitje kur MB-339 humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës. Nga përplasja avioni shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e një vajze 5-vjeçare e cila po shikonte manovrat e avionëve. 

 

Të fundit