Flash News

Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri tragjik në hotelin e vendpushimit të skive në Turqi

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri tragjik në hotelin e vendpushimit

Bilanci i viktimave nga zjarri shkatërrues që përfshiu një hotel në një vendpushim skish në Turqinë perëndimore është rritur. Autoritetet raportojnë se numri i viktimave ka arritur në 66, ndërsa 51 persona janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e hotelit, duke shtuar frikën për rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:30 me kohën lokale, duke kapur shumicën e pushuesve në gjumë. Pamjet e reja tregojnë skena dramatike, ku disa persona përdorën çarçafë të lidhur për t’u evakuuar nga katet më të larta.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Flakët nisën në katin e restorantit, ku ndodheshin 234 persona në momentin e ngjarjes. Në zonë janë angazhuar dhjetëra ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse nga qytete të afërta për të kontrolluar zjarrin dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e sigurisë dhe rregullat për evakuimin në rast emergjencash, ndërsa tragjedia vazhdon të trondisë vendin.

Të fundit