Flash News

Bota

Rrugët e Bullgarisë dhe Turqisë kthehen në lumenj nga përmbytjet, deri tani 10 të vdekur

Rrugët e Bullgarisë dhe Turqisë kthehen në lumenj nga

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë çuar në të paktën 10 të vdekur në Bullgari, Turqi dhe Greqi.

Në Bullgari, fotografitë nga zona e Tsarevo tregojnë përmbytjet që lëvizin aqshpejt aq sa për të përmbysur makinat.

Autoritetet atje thanë se dy burra dhe një grua vdiqën, shkruan BBC

Një nga burrat që vdiq ishte duke punuar në shtëpinë e një nëne dhe një vajze që ende ishin të zhdukur, thanë raportet bullgare.

Lumenjtë u vërshuan dhe autoritetet po punonin për të evakuuar turistët nga një kamp në Arapya, pak jashtë Tsarevo.

Një urë u shemb në jug të qytetit dhe raportohet se tre personat që kanë qenë në të në atë moment janë zhdukur.

Uji kaloi nëpër rrugë edhe në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, duke bllokuar njerëzit në një bibliotekë lokale.

Dy persona vdiqën në qytet, pasi përmbytjet e shpejta i kthyen rrugët në disa lagje perëndimore në lumenj dhe një stacion metroje në Kayasehir u përmbyt.

Një nga ata që vdiqën ishte një grua që thuhet se u përfshi nga përmbytjet.

Tre persona të tjerë vdiqën dhe tre u zhdukën në provincën Kirklareli, jo shumë larg kufirit veriperëndimor të Turqisë me Bullgarinë. Disa shtëpi u lanë nga përmbytjet në qytetin Igneada në bregun e Detit të Zi.

Përmbytjet kanë shkaktuar dy vdekje në Greqi, e cila është goditur nga stuhia Daniel. Zona më e rëndë e prekur është rajoni bregdetar qendror i Magnezisë, për të cilin meteorologët thanë se kishte patur aq shumë reshje në 24 orë sa zakonisht kishte gjatë një vjeshte të tërë.

Të fundit