Flash News

Bota

Rusët nxjerrin në shitje 100 prona ukrainase, përfshirë edhe shtëpinë e Zelenskyt në Krime

Rusët nxjerrin në shitje 100 prona ukrainase, përfshirë edhe

Rreth 100 prona ukrainase së shpejti do të dalin në shitje në Krime, përfshirë apartamentin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky-t, raportojnë mediat e huaja.

Kryetari i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, tha se asetet e shtetëzuara do të shiten së shpejti ndërsa autoritetet tashmë kanë organizuar tetë ankandet e para për pasuritë e biznesmenëve ukrainas.

Pronat janë në veçanti ambiente banimi, duke përfshirë apartamentin e vetë çiftit Zelensky, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet dhe ambientet tregtare.

Nga shitja e tyre priten të ardhura rreth 7.8 milionë euro.

Të fundit