Flash News

Bota

Rusia i bën thirrje BE-së dhe NATO-s që të ndalojnë furnizimet me armë për Ukrainën

Rusia i bën thirrje BE-së dhe NATO-s që të ndalojnë

Ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të "ndalojnë pompimin e armëve" në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ministria e Jashtme e Rusisë  thotë se Moska ishte veçanërisht e shqetësuar se raketat portative anti-ajrore Stinger mund të përfundonin në duart e terroristëve dhe të përbënin një kërcënim për linjat ajrore.

Kujtojmë se sot ishe vendosur - gjatë bisedimeve të delegacioneve ruse dhe ukrainase - armëpushim  për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

Të fundit