Flash News

Bota

Rusia nuk respekton armëpushimin, shtyhet evakuimi në qytetin Mariupol

Rusia nuk respekton armëpushimin, shtyhet evakuimi në qytetin Mariupol

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qytetit Mariupol. Ai thotë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.

Ai thotë se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti.

Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se Mariupol ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se ata kanë vendosur të tërheqin qytetarët dhe të ndalojnë evakuimin, pasi nuk është i sigurt në rrugë.

 “Nuk është e sigurt të shkosh nga kjo rrugë për shkak të këtyre përleshjeve”, thotë ai.

Qeveria ukrainase tashmë po flet me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit, thotë ai, dhe negociatat janë në vazhdim.

Të fundit