Flash News

Bota

Rusia sulmon sërish qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, 10 viktima dhe 20 të plagosur

Rusia sulmon sërish qytetin e dytë më të madh në

Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në Kharkiv, ndërsa Rusia intensifikon bombardimet në qytetin e dytë më të madh të vendit.

Kharkiv ka qenë shënjestra e sulmeve, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës.

Një kolonë me automjete të blinduara ruse, tanke, artileri dhe mjete mbështetëse që shtrihen rreth 65 kilometra vazhduan të përparojnë drejt Kievit, ndërsa presidenti ukrainas ukrainas Zelenskyy i bëri thirrje Bashkimit Evropian gjatë një fjalimi emocional para eurodeputetëve që "të provojë se jeni me ne".

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se Britania do të "sigurojë deri në 220 milion £ (264 milion €) ndihmë emergjente dhe humanitare dhe do të ketë vënë 1000 trupa në gatishmëri për të ndihmuar reagimin humanitar në vendet fqinje”.

 

Të fundit