Flash News

Bota

Rutte: Shkelja ajrore e Rusisë mbi Poloninë, sjellje e papërgjegjshme

Rutte: Shkelja ajrore e Rusisë mbi Poloninë, sjellje e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke e cilësuar si një akt tërësisht të papërgjegjshëm.

Në një deklaratë zyrtare, Rutte theksoi se aleatët e NATO-s kanë shprehur solidaritet të plotë me Poloninë, ndërsa vlerësimi i plotë i incidentit është ende në proces.

Sipas tij, në operacionin për rrëzimin e dronëve rusë morën pjesë disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë Holandën, Italinë, Poloninë dhe Gjermaninë.

Ky incident vjen në një periudhë tensioni të lartë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, me Poloninë që prej muajsh ka rritur gatishmërinë ushtarake përgjatë kufirit lindor.

Të fundit