Flash News

Bota

Sa doza vaksinash kanë mbërritur në vendet e BE?

Sa doza vaksinash kanë mbërritur në vendet e BE?

Më shumë se 85 milionë doza të vaksinave të Covid-19 janë shpërndarë nga prodhuesit në vendet e BE dhe miliona të tjerë pritet të mbërrijnë para muajve të verës.

Katër vaksina janë miratuar për përdorim në bllok - vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna mRNA, si dhe vaksina AstraZeneca / Oxford dhe një dozë e vetme nga Johnson & Johnson.

Por BE është kritikuar rëndë për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave, shkruan euronews.

Mesatarisht vendet e BE-së kanë shpërndarë një dozë të vetme të vaksinës në rreth 11% të popullsisë së tyre, Mbretëria e Bashkuar ka shpërndarë të paktën një dozë në 45% të popullsisë dhe SH.B.A. ka dhënë një dozë të vetme në të paktën 30% të popullsi.

Këtu keni një vështrim se si ka funksionuar prokurimi i vaksinave në BE.

Sa doza vaksinash kanë mbërritur në vendet e BE?

Të fundit