Flash News

Bota

Sébastien Lecornu emërohet kryeministër i ri i Francës

Sébastien Lecornu emërohet kryeministër i ri i Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar ministrin në largim të mbrojtjes Sébastien Lecornu si kryeministër, duke i ngarkuar atij detyrën e vështirë të përpjekjes për të gjetur konsensus në një parlament të ndarë dhe për të miratuar buxhetin e vitit 2026.

Më herët të hënën, kryeministri në largim François Bayrou paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën Macron e pranoi. Ai u detyrua të largohej pas vetëm nëntë muajsh në detyrë, i paaftë për shkak të dështimit të tij për të përmbushur një premtim qendror: shtyrjen përpara të një plani jopopullor për të zbutur deficitin në rritje të Francës.

Para votëbesimit, Bayrou i paralajmëroi ligjvënësit se shkarkimi i tij nuk do të zgjidhte problemet e vendit. "Ju keni fuqinë për të rrëzuar qeverinë, por nuk keni fuqinë për të fshirë realitetin", tha ai.

"Realiteti do të mbetet i pamëshirshëm: shpenzimet do të vazhdojnë të rriten dhe barra e borxhit, tashmë e padurueshme, do të bëhet më e rëndë dhe më e kushtueshme."

CNN shkruan se Lecornu tani përballet me sfidën e dyfishtë të nxjerrjes së Francës nga veshtiresia financiare, ndërkohë që drejton një qeveri të përgatitur për protesta masive. Demonstrata dhe bllokime autostradash në të gjithë vendin janë paralajmeruar për të mërkurën, të pasuara nga një grevë më e gjerë e udhëhequr nga sindikatat më 18 shtator.

Presidenca franceze tha se Macron i ka ngarkuar Lecornu-t "të konsultohet me forcat politike të përfaqësuara në Parlament me qëllim miratimin e një buxheti për kombin dhe ndërtimin e marrëveshjeve thelbësore për vendimet që do të merren në muajt e ardhshëm".

 

Të fundit