
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Forcat izraelite intensifikuan sot bombardimet ndaj Rripit të Gazës. Kjo shënon ditën e dytë të luftimeve pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor mes Izraelit dhe grupit të militantëve të Hamasit.
Palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën për ndërprerjen e armëpushimit. Që nga rifillimi i luftimeve dy ditë më parë, ushtria izraelite thotë se ka goditur më shumë se 400 objektiva të grupit militant.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite Ofir Gendelman tha se udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar, është fajtori kryesor për ndërprerjen e negociatave për vazhdimin e armëpushimit në luftën gati dy mujore Izrael - Hamas.
Zoti Gendelman, akuzoi të shtunën Hamasin se kishte refuzuar lirimin e më shumë pengjeve, gjë që çoi sipas tij në rifillimin e luftimeve në Gazë.
“Ky vendim ka një emër dhe ai është udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar. Është ai që preferon të vazhdojë torturimin e pengjeve tanë dhe t'i mbajë ata në rrethana jonjerëzore në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare apo moral fetar. Atij nuk i intereson aspak pasojat e këtij vendimi për banorët e Gazës, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë armëpushimin dhe të kthehen në jetën e tyre normale”, thotë zëdhënësi i qeverisë izraelite, Ofir Gendelman.
Uashingtoni gjithashtu fajësoi Hamasin si shkaktar të ndërprerjes së armëpushimit.
“Shkaktar i përfundimit të pauzës në luftime është Hamasi pasi grupi militant nuk ofroi një listë të re me emra pengjesh që do të liroheshin”, thotë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Shpërthimet në pjesën lindore të qytetit Khan Younis në Gazë filluan që në orët e para të së shtunës ndërsa sulmet ajrore izraelite vunë në shënjestër qytetin në pjesën jugore të rajonit palestinez.
Izraeli thotë se forcat e tij tokësore, ajrore dhe detare goditën më shumë se 400 “objektiva terroriste” në Gazë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten në Dubai se Izraeli ka filluar të ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e viktimave civile në përballjen e tij me Hamasin duke “u dhënë informacion palestinezëve se ku janë zonat e sigurta” që të shmangin vendet ku do të kryhen bombardime.
“Ushtria izraelite mori në telefon fqinjët tanë e na kërkoi të largohemi pasi shtëpitë tona do të goditeshin. Ne u thamë se nuk kemi asgjë këtu, pse do të na godisni? Ata thanë. ‘Është më mirë për ju të largoheni”, thotë Hekmat Al Qedra, banore e një shtëpie në Khan Younis në Gazë që u shkatërrua nga sulmet izraelite.
Mediat e Hamasit thanë se rreth 200 palestinezë ishin vrarë që nga përfundimi i armëpushimit, duke e rritur numrin e viktimave palestineze që sipas të dhënave të pakonfirmuara nga autoritetet e grupit militant palestinez kanë tejkaluar shifrën 15 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës.
Ndërkaq në kryeqytetin jemenas, Sana, pjesëtarë të Lëvizjes shiite, Houthi parakaluan në rrugët e qytetit të shtunën ndërsa njoftuan se do të nisen për në Rripin e Gazës të luftojnë kundër Izraelit.
Pamjet tregonin rekrutë të rinj që marshonin nëpër rrugë, të armatosur me pushkë dhe flamuj palestinezë.
“Në këtë ditë madhështore, populli jemenas pohon gatishmërinë për të mbrojtur xhaminë fisnike Al-Aksa në Jerusalem dhe t'u bashkohen muxhahidëve në Palestinë'”, thotë Muhamed Ali El-Houthi, anëtar i Këshillit Suprem Politik të lëvizjes Houthi në Jemen.
Lufta në Lindjen e Mesme shpërtheu më 7 tetor me sulmin terrorist të Hamasit në jug të Izraelit ku u vranë 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe u morën peng 240 të tjerë./ VOA
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39