Flash News

Bota

SHBA i jep fund pezullimit, rinis vaksinimi me Johnson & Johnson

SHBA i jep fund pezullimit, rinis vaksinimi me Johnson & Johnson
Foto ilustruese

Pas pezullimit të përkohshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të rifillojnë menjëherë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, thanë rregullatorët e shëndetit të premten, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë i jepet fund një pauzë 10-ditore për të hetuar lidhjen e saj me rastet e ralla për mpiksjet e gjakut.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave thanë se rastet ishin të pakta, 15 të tilla në 8 milionë të vaksinuar.

Zyrtarët e lartë të FDA-së thanë që vendimi ishte efektiv, duke nisur vaksinimin sërish sot. Agjencitë e morën vendimin pas një takimi të këshilltarëve të jashtëm të CDC të cilët rekomanduan që të ndërpritej pauza e vaksinës.

Të fundit