Flash News

Bota

Sherr mes bandave rivale në Francë, vritet adoleshenti

Sherr mes bandave rivale në Francë, vritet adoleshenti

Një 15-vjeçar, u vra me thikë këtë të hënë, në Ézanville, në Val-d'Oise, gjatë një përplasjeje mes dy bandave rivale.

Sipas kryebashkiakut të Ézanville të intervistuar nga BFM TV, dy bandat rivale u takuan jashtë shkollës së mesme George Sand në Domont, një qytet fqinj. Më pas sherri ka ndodhur në parkingun e një dyqani Picard. Këtu u godit me thikë Kendi, një student i vitit të dytë të shkollës së mesme.

Do të kishte një sherr mes këtij të riu dhe të rinjve nga Domont, që daton javën e kaluar për një çështje të parëndësishme atletesh. Ata kishin premtuar se do të takoheshin përsëri dhe ai do të mbrohej," tregoi një zyrtar i zgjedhur në lidhje me origjinën e sherrit.

Adoleshnti Kendi njihej pozitivisht nga komuna e Ézanville. Ishte një i ri i cili ishte shumë i përfshirë në shërbimin për të rinjtë. 

Të fundit