Flash News

Bota

Shkelën hapësirën ajrore gjatë sulmit ndaj Ukrainës, Polonia godet dronët rus

Shkelën hapësirën ajrore gjatë sulmit ndaj Ukrainës,

Polonia ka rrëzuar disa dronë rusë të cilët shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ndaj Ukrainës.

"Një operacion është duke u zhvilluar në lidhje me shkeljen e përsëritur të hapësirës ajrore polake," shkroi kryeministri DonaldTusk në X. "Ushtria ka përdorur armë kundër objekteve."

Njoftimi erdhi pasi Polonia mbylli aeroportet dhe nisi një operacion "për të neutralizuar" objektet që kaluan kufirin e saj.

Më parë, forcat ajrore të Ukrainës raportuan se dronët rusë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë, anëtare e NATO-s, duke paraqitur një kërcënim për qytetin e Zamosc, por më pas e hoqën atë deklaratë nga aplikacioni i mesazheve Telegram.

Të fundit