Flash News

Bota

Shkon mbi 3 milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën/ Situata në Europë serioze, 1.6 mln raste çdo javë

Shkon mbi 3 milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të
Foto Ilustruese

Numri i viktimave në të gjithë botën për shkak të Covid-19 ka shkuar mbi tre milion, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

645,412 jetë të humbura janë regjistruar në vendet e Bashkimit Evropian, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

SHBA-ja është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve të raportuara për shkak të Covid-19, më shumë se gjysmë milioni. Vendi ndiqet nga Brazili, Meksika dhe India.

Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca kanë regjistruar secila më shumë se 100,000 viktima për shkak të virusit.

Por numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare,  për shkak të problemeve të testimit të hershëm dhe raportimit të ulët në fillim të pandemisë. Virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019-ës.

Numri i zymtë i vdekjeve globale vjen në një kohë që epidemia po përkeqësohet në disa vende, pas shfaqjes së varianteve të reja, më të transmetueshme.

India kohët e fundit raportoi më shumë se 200,000 raste të reja me Covid-19 në vetëm 24 orë.

Infeksionet globale po afrohen në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të premten se trajektorja e pandemisë ishte në rritje.

"Globalisht, numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Kjo po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë."

Ka më shumë se 140 milion raste të virusit në të gjithë botën. Evropa po përballet me shtrime të larta në spital. OBSH tha të enjten se rajoni, i cili përfshin më shumë se 50 vende në kontinent dhe në Azinë Qendrore, kohët e fundit arriti të paktën një milion vdekje.

Dega Evropiane e organizatës ndërkombëtare të shëndetit paralajmëroi se situata në rajon ishte "serioze" me 1.6 milion raste të reja raportohen çdo javë. Shtrimet në spital mbeten të larta në të gjithë rajonin edhe pasi transmetimi është ngadalësuar në disa vende, tha drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Ndërsa vdekjet në njerëzit mbi 80 vjeç kanë rënë, për shkak të marrjes së lartë të vaksinave në atë grupmoshë.

Burimi: Euronews

Të fundit