Flash News

Bota

Skocia, vendi me më shumë vdekje nga dr*ga në Europë

Skocia, vendi me më shumë vdekje nga dr*ga në Europë

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në Europë, sipas të dhënave zyrtare që pritet të publikohen së shpejti.

Vetëm në vitin 2023, janë regjistruar 1 mijë e 172 vdekje nga abuzimi me substanca, duke e çuar në mbi 10 mijë numrin e viktimave gjatë një dekade.

Megjithëse pritet një rënie e lehtë në shifrat e vitit 2024, ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, jo një përmirësim i qëndrueshëm.

Kriza e drogës në Skoci ka rrënjë të thella në ndryshimet ekonomike e sociale që ndodhën pas mbylljes së industrive tradicionale si kantierët detarë, minierat dhe fabrikat.

 Kjo solli papunësi masive, varfëri dhe një ndjenjë të thellë të humbjes së identitetit, veçanërisht tek burrat e klasës punëtore. Izolimi urban dhe mungesa e shërbimeve sociale e përkeqësuan situatën, duke e kthyer varësinë ndaj substancave në një fenomen të përhapur.

Në vitet e fundit, situata është rënduar nga shfaqja e drogave të reja dhe shumë të rrezikshme, të cilat kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të mbidozave fatale. Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e këtyre substancave, që janë shumë më të fuqishme se heroina, mund të çojë në një valë të re vdekjesh.

Të fundit