Flash News

Bota

“S’më ka pëlqyer kurrë fytyra e kalit”, Trump për aktakuzën: Prokurori i New York-ut po më ndjek për asgjë

“S’më ka pëlqyer kurrë fytyra e kalit”, Trump

Donald Trump zhvilloi tubimin e parë të fushatës së tij presidenciale, në aeroportin Waco në Teksas. Ish-presidenti sulmoi prokurorin Alvin Bragg në prag të mbledhjes së madhe të jurisë që mund të vendoste mbi aktakuzën e tij në rastin e yllit porno Stormy Daniel.

 “Nuk më ka pëlqyer kurrë fytyra e kalit,” ofendoi ai, duke përdorur një nga epitetet që kishte përdorur tashmë kundër saj.

“Prokurori i New York-ut po më ndjek për asgjë, nuk është krim, nuk është kundërvajtje, nuk është biznes.”, tha Trump

Trump sulmoi gjithashtu Ron DeSantis, i konsideruar si rivali i tij kryesor i mundshëm në zgjedhjet presidenciale, duke e akuzuar për mosmirënjohje pasi i ishte lutur për një miratim si guvernator i Floridës.

Miliarderi më pas minimizoi sukseset e tij, duke pretenduar se “Florida ka qenë një shtet i suksesshëm për dekada, shumë përpara se të vinte ky djalë”. “Ai dëshiron të shkurtojë Medicare (kujdesin shëndetësor për mbi 65 vjeç) dhe sigurimet shoqërore”, vazhdoi ai, duke përdorur pseudonimin që i vuri “Ron DeSanctimonious” (hipokrit).

 

Të fundit