Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Sondazhi: Amerikanët me më pak besim në procesin zgjedhor dhe partitë politike

Ndërsa po i afrohemi mbajtjes së zgjedhjeve paraprake për kandidatin republikan për president, shumë votues konservatorë nuk janë të sigurt se votat e tyre do të numërohen në mënyrë të drejtë, sipas një sondazhi të ri të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës NORC e cila merret me hulumtimin e çështjeve publike. Sondazhi thotë se pesimizmi për të ardhmen e të dy partive, Demokrate dhe Republikane, po rritet.
Rreth një e treta e republikanëve thonë se kanë “shumë” apo “jo pak” besim se votat në zgjedhjet paraprake brenda partisë së tyre do të numërohen saktë. Rreth tre në 10 republikanë kanë një sasi “të moderuar” besimi dhe 32% thonë se kanë “vetëm pak” ose “aspak” besim në procesin zgjedhor partiak. Në anën tjetër, 72% e demokratëve kanë besim të lartë se partia e tyre do t’i numërojë saktë votat në garat paraprake. Demokratët gjithashtu kanë më tepër besim se vet republikanët që numërimi brenda partisë konservatore të jetë i saktë.
Republikanët vazhdojnë të shohin me dyshim numërimin e votave – si në garat brenda partiake dhe ato me kundërshtarët politikë. Rreth një e katërta e republikanëve thonë se kanë “pak” besim se votat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 do të numërohen me saktësi, dukshëm më pak se demokratët. Në përgjithësi, pothuajse gjysma e të rriturve amerikanë (46%) besojnë të njëjtën gjë, gjë që është në përputhje me një sondazh tjetër Associated Press dhe NORC të kryer në muajin qershor.
Skepticizmi midis republikanëve vjen pas akuzave që po vazhdojnë prej viotesh nga ish-presidentit Donald Trump i cili, pa ofruar prova, fajëson atë që ai e quan, mashtrim i zgjedhjeve për humbjen e tij në vitin 2020. Zyrtarët e zgjedhjeve federale dhe shtetërore dhe vetë prokurori i përgjithshëm i emëruar nga ish Presidenti Trump kanë thënë se nuk ka asnjë provë të besueshme që zgjedhjet ishin të manipuluara. Akuzat e ish-presidentit për mashtrim u refuzuan gjithashtu nga gjykatat, duke përfshirë edhe nga gjyqtarët e emëruar nga vetë zoti Trump.
“Asgjë nuk do të jetë e drejtë sepse zgjedhjet e fundit u manipuluan”, tha 32 vjeçarja Julie Duggan nga Çikago, votuese e zotit Trump, duke iu referuar vitit 2020. “Unë nuk i besoj asnjërit prej tyre në këtë pikë”.
Sondazhi zbuloi gjithashtu mungesë të gjerë besimi në të dyja partitë kryesore politike midis të rriturve në SHBA në përgjithësi.
Rreth një e katërta e të rriturve amerikanë thonë se kanë “vetëm pak” ose “aspak” besim se Partia Demokratike apo Partia Republikane kanë një proces të drejtë për zgjedhjen e një kandidati presidencial.
Pothuajse gjysma e të rriturve në SHBA, apo 46% e të anketuarve, thonë se janë pesimistë për mënyrën se si zgjidhen udhëheqësit e vendit.
Një shifër e ngjashme janë pesimistë për të ardhmen e Partisë Republikane. Këtu përfshihen një e treta e republikanëve dhe 45% e të pavarurve. Sondazhi zbuloi se 45% e të rriturve amerikanë janë pesimistë për të ardhmen e Partisë Demokratike, duke përfshirë rreth një të katërtën e demokratëve dhe 41% të të pavarurve.
“(Jam i pakënaqur nga) Mënyra se si po i shpenzojnë paratë tona, duke i dërguar në të gjithë botën dhe duke mos mbrojtur njerëzit tanë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Gary Jackson, një shofer kamioni 65-vjeçar në pension dhe votues republikan në shtetin e Ajdëhos. “Për momentin, nuk jam i kënaqur nga asnjëra palë”.
Christine Allen, votuese e pavarur në shtetin e Merilendit, e sheh guvernatorin e fundit të shtetit të saj, Larry Hogan, një republikan të moderuar, si model për vendin. Zoti Hogan nuk pranoi të përfshihet në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, zgjedhje këto që zonja Allen i sheh si simbolike, sesi sistemi dypartiak amerikan i pengon udhëheqësit e talentuar të mbajnë poste.
“Të gjithë tani sillen si një tufë fëmijësh, derisa të arrijnë të gjejnë veten”, thotë 44 vjeçarja Allen. “Të gjithë kanë faj. Nuk ka fitues.”
Megjithatë, zonja Allen mendon se zgjedhjet paraprake do të jenë të drejta. “Ato janë më të drejta se Kolegji Zgjedhor (që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale)”, tha ajo.
Edhe ata që identifikohen si votues të njërës, apo të partisë tjetër, janë të shqetësuar se kë do të propozojnë si kandidat për president organizatat e tyre politike. Një sondazh i fundit i Associated Press dhe NORC zbuloi se demokratët dhe republikanët nuk janë gjithashtu të sigurt se garat kryesore të partisë së tyre do të rezultojnë me një kandidat që mund të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Për më tepër, ka disa dyshime nga të dyja palët se kandidatët jo kryesorë do të përfaqësojnë pikëpamjet e partisë së tyre, ose të amerikanëve në përgjithësi.
Vetëm tre nga 10 demokratë thonë se janë të bindur se procesi i partisë Demokratike do të rezultojë me një kandidat, pikëpamjet e të cilit përfaqësojnë shumicën e amerikanëve. Rreth një e katërta e demokratëve besojnë se procesi do të prodhojë një kandidat, pikëpamjet e të cilit përfaqësojnë qëndrimet e tyre. Ngjashëm me demokratët, vetëm tre në 10 republikanë thonë se procesi i partisë së tyre do të prodhojë një kandidat që përfaqëson shumicën e amerikanëve. Po aq republikanë besojnë se atyre do t’u ofrohet një kandidat, pikëpamjet e të cilit përfaqësojnë qëndrimet e tyre konservatore.
Mark Richards, mësues 33-vjeçar i shkollës së mesme në Toledo të Ohajos, dhe votues i demokratëve, tha se pret që presidenti Joe Biden të emërohet sërish nga partia, pavarësisht nga përkrahja e ulët që ka sipas sondazheve të fundit.
“Besoj se mund të ketë kandidat më të mirë se ai, por nuk mendoj se një demokrat tjetër do të rrëzojë Joe Bidenin”, tha zoti Richards.
Megjithëse zoti Richards mendon se zgjedhjet paraprake do të jenë të drejta dhe votat do të numërohen me saktësi, ai e sheh sistemin e emërimit si në thelb të metë. “Ka të bëjë me paratë, kush mund të marrë më shumë para nga mbështetësit politikë” tha ai, duke iu referuar grupeve politike që dhurojnë para për kandidatët, ose shpenzojnë miliona dollarë në emër të tyre.
Sondazhi me 1074 të rritur u krye nga 30 nëntori deri më 4 dhjetor, 2023. Niveli i gabimit është plus ose minus 4 përqind./VOA
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14