Flash News

Bota

Talebanët ‘thyejnë’ premtimin, spikerja dëbohet nga televizioni: Shko në shtëpi! Regjimi ka ndryshuar

Talebanët ‘thyejnë’ premtimin, spikerja dëbohet nga
Në foto: Shabnam Dawran dhe një ushtar taleban

Talebanët premtuan një ditë më parë para popullit afgan, se nuk do të ketë më hakmarrje dhe të gjithë ata që luftuan kundër tyre janë të falur.

Rrëfimi i një prezantueseje lajmesh në Radio Televizionin Kombëtar të Afganistanit, Shabnam Dawran bie ndesh me fjalët e thëna nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Dawran tregon se në momentin kur ajo i ishte drejtuar zyrave të televizionit, një grup militantësh taleban, i kishin thënë të kthehej në shtëpi pasi regjimi kishte ndryshuar, dhe asaj nuk i lejohej të ishte aty.

"Unë shkova në Radio Televizionin Kombëtar të Afganistanit, por ata më thanë se regjimi ka ndryshuar. nuk të lejohet, shko në shtëpi ”, është shprehur gazetarja në një intervistë.

Talebanët deklaruan se gratë mund të punojnë krah tyre vetëm në përputhje me rregullat e islamit. “Ne jemi të përkushtuar ndaj të drejtave të grave nën sistemin e Sheriatit (ligjit Islam). Ata do të punojnë krah për krah me ne. Ne do të donim të siguronim bashkësinë ndërkombëtare se nuk do të ketë diskriminim”, tha zëdhënësi i talebanëve për mediat.

 

Të fundit