Flash News

Bota

Talenti Rio Ngumoha nënshkruan kontratën e parë profesionale me Liverpoolin

Talenti Rio Ngumoha nënshkruan kontratën e parë profesionale me

Sulmuesi i ri Rio Ngumoha ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpulin.

18-vjeçari iu bashkua Akademisë së “Reds” nga Chelsea në shtator të vitit 2024 dhe deri tani ka regjistruar pesë paraqitje me ekipin e parë.

Aktivizimi i tij më i fundit erdhi pas fitores 2-1 të së martës ndaj Southampton në Carabao Cup.

Momenti më i spikatur i Ngumohas mbetet debutimi në Ligën Premier muajin e kaluar, kur shënoi golin e famshem të fitores në minutën e 100-të në triumfin 3-0 kundër Newcastle United. Ai ka debutuar gjithashtu në garat evropiane, duke hyrë nga stoli në fitoren ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve në "Anfield Road".

 

Të fundit