Flash News

Bota

Tensionet në takimin Trump-Zelensky, zbardhen bisedat: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim

Tensionet në takimin Trump-Zelensky, zbardhen bisedat: Ti thua se nuk

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shoqëruar me tensione, teksa Trump e ka ndërprerë atë duke e pyetur nëse dëshiron vërtet një armëpushim.

Gjatë bisedës, Zelensky theksoi se dëshiron ndalimin e luftës, por kërkon një marrëveshje me garanci. Nga ana tjetër, Trump u shpreh se është e rëndësishme që populli amerikan të shohë këtë debat të hapur.

Pjesë nga biseda e tensionuar:

Trump: “Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari.”

Zelensky: “Sigurisht që dua të ndaloj luftën.”

Trump e ndërpret: “Ti thua se nuk dëshiron armëpushim?”

Zelensky: “Dëshiroj një marrëveshje armëpushimi me garanci. Pyet popullin ukrainas se çfarë mendon për këtë.”

Trump: “Mendoj se është shumë mirë që populli amerikan të shohë se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse e kam mbajtur këtë takim kaq gjatë. Zelensky duhet të jetë mirënjohës.”

Zelensky: “Jam shumë mirënjohës.”

Trump: “Njerëzit po vdesin, ju po mbaroni ushtarët.”

Zelensky: “E di.”

Takimi mes dy liderëve ka nxjerrë në pah dallimet në qasjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë marrëveshje konkrete në të ardhmen.

 

Të fundit