Flash News

Bota

Tensionet në veri, Borrell i kërkon Kosovën shtensionojë situatën

Tensionet në veri, Borrell i kërkon Kosovën shtensionojë

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrell ka reaguar pas tensioneve të shkaktuara në veri të Kosoës.

Në një reagim në Tëitter, Borrell dënon dhunën e kryer kundër trupave të KFOR, mediave dhe civilëve. Borrell shkruam se Kosova duhet të ndihmojë për të mos përshkallësuar situatën.

“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm.

Aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të KFOR-it të NATO-s, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut”, shkruan Borrell.

Të fundit