Flash News

E-TJERA

Tentoi të grabiste në banesën e një të moshuare, arrestohet "skifeteri" në Dropull

Tentoi të grabiste në banesën e një të moshuare,

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të grabiste banesën e një 86-vjeçareje.

38-vjeçari i arrestua është me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

Të fundit