Flash News

Bota

Thellohet bilanci, shkon në 1037 numri i viktimave nga tërmeti në Marok

Thellohet bilanci, shkon në 1037 numri i viktimave nga tërmeti në

Më shumë se 1037 njerëz kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë bëri që njerëzit të nxitonin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t'u arritur dhe të paktën 153 njerëz u plagosën.

 Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

Numri i viktimave mund të rritet ndersa operacionet e kërkimit po vazhdojnë dhe ekipet e shpëtimit po arrijnë në zonat e thella të vendit.

Të fundit