Flash News

Bota

Tjetër sulm me armë në SHBA/ Katër persona të vrarë, mes tyre një fëmijë

Tjetër sulm me armë në SHBA/ Katër persona të
Foto ilustruese

Katër persona, duke përfshirë një fëmijë janë vrarë dhe një person i armatosur në Kaliforni. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës me orën lokale 5.30 në Orange, në jug të Los Anxhelosit.

Një punonjës i policisë tha se autori u plagos nga efektivët gjatë tentativës për ta arrestuar.

“Oficerët mbërritën, ndërsa autori po qëllonte në drejtim të qytetarëve dhe pamë që kishte viktima. Ndodhi një shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë", shtoi ai.

Gjithashtu bëri me dije se situata është stabilizuar dhe nuk ka asnjë kërcënim për qytetarët.

Të fundit