Flash News

Bota

Trump kërkesë udhëheqësve evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse!

Trump kërkesë udhëheqësve evropianë: Ndaloni blerjen e
Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua një telefonate në një samit të aleatëve të Ukrainës që po mbahet në Paris sot.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar atë që tha presidenti.

Ja deklarata e tyre:

"Presidenti Macron dhe udhëheqësit evropianë e thirrën Presidentin Trump në takimin e tyre të 'koalicionit të vullnetshëm'. Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën - pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE në një vit. Presidenti theksoi gjithashtu se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë."

Të fundit