Flash News

Bota

Turqia dhe Finlanda do të takohen për anëtarësimin e shtetit nordik në NATO

Turqia dhe Finlanda do të takohen për anëtarësimin e shtetit

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO. Turqia ka sinjalizuar më parë se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në NATO, përpara se të jepte miratimin.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavesto, tha: "Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje."

Fillimisht u raportua se Turqia do të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO. Megjithatë, duke folur për Reuters, zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan tha se vendi "nuk po e mbyll derën".

Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen "si një çështje të sigurisë kombëtare" për Turqinë për shkak të "shumë organizatave terroriste" që janë të pranishme në vendet nordike.

Të fundit