Flash News

Bota

U arrestua një vit më parë në Shqipëri, “bosi” turk i kriptomonedhave dënohet me 11 mijë vite burg

U arrestua një vit më parë në Shqipëri,

Faruk Fatih Ozer, i njohur si bosi turk i kriptomonedhave, u dënua me 11,196 vjet burg nga një gjykatë turke për mashtrim.

Drejtuesi i kompanisë së kriptove “Thodex” u dënua nga gjykata e Stambollit,bashkë me motrat dhe dy vëllezërit e tij, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë, drejtimin e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Ozer u arrestua në Shqipëri më 30 gusht të vitit 2022, teksa ishte arratisur pasi kërkohej nga autoritetet turke se kishte mashtruar qytetarët përmes kriptomonedhave duke përfituar një shumë prej 2 miliardë dollarë.

"Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë," ka thënë Ozer në gjykatë. "Kjo është e dukshme në këtë kompani që unë themelova në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale."

Shuma totale e humbjeve që pësuan investitorët kur Thodex u rrëzua mbetet e paqartë. Aktakuza e prokurorit i vlerëson ato në 356 milionë lira (13 milionë dollarë), por mediat turke kanë raportuar shifra deri në 2 miliardë dollarë.

Të fundit