Flash News

Bota

U qëllua gjatë një fjalimi/ Humb jetën kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, kush ishte Shinzo Abe

U qëllua gjatë një fjalimi/ Humb jetën kryeministri më

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa po mbante fjalim në një aktivitet në qytetin perëndimor të Nara.

Abe, i cili ishte 67 vjeç, mori një plumb në anën e djathtë të qafës dhe një në klavikulën e majtë, thanë autoritetet vendase,

Ndërkohë autori është një 41-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë në vendngjarje nga policia. Ai iu tha oficerëve se ishte i pakënaqur me Abe dhe se kishte për qëllim ta vriste atë.

Raportohet gjithashtu se i dyshuari ka shërbyer në marinën japoneze. Më herët, kryeministri aktual Fumio Kishida tha se "gjithçka që mund të bëhet po bëhet", teksa Abe ishte në "gjendje të rëndë".

Kishida shtoi se "akti i brutalitetit" ishte "absolutisht i pafalshëm". Ai u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të kabinetit që të kthehen në Tokio. Zgjedhjet për dhomën e lartë të Japonisë do të mbahen të dielën.

Dhuna politike është e rrallë në Japoni, e cila ka rregulla strikte për armët.

"Një akt barbar si ky është absolutisht i pafalshëm, pavarësisht se cilat janë arsyet, dhe ne e dënojmë me forcë," tha kryesekretari i kabinetit Hirokazu Matsuno.

Abe shërbeu dy mandate si kryeministër, duke u bërë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020 për arsye shëndetësore.

Ai ka mbetur një prani dominuese në Partinë Liberal Demokratike në pushtet, duke kontrolluar një nga fraksionet e saj kryesore.

Burimi: Sky News

Të fundit