Flash News

Bota

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna me armë në drejtim të protestuesve  

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Është përshkallëzuar protesta në Washington pasi mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Mediat amerikane kanë publikuar foto teksa forcat e sigurisë u drejtojnë armën e zjarrit protestuesve që kanë hyrë me forcë në ndërtesë, gjatë kohës kur ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Pas tensionimit të situatës dhe përleshjes së protestuesve me policinë, ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump që u mblodhën jashtë Kapitolit të SHBA-së u përleshën me oficerët e policisë dhe thyen ndërtesën, duke detyruar një bllokim me anëtarët e Kongresit brenda.

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Ditën e sotme Kongresi është mbledhur për numëruar votat e Kolegjit Elektoral të dy partive në SHBA që morën pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit ku Biden doli fitues me 306 vota, ndërsa Trump arriti të mblidhte vetëm 232 vota të Kolegjit Elektoral.

Sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, të shtëna

Të fundit