Flash News

Bota

Vaksinimi në vendet e varfëra, FMN pritet të alokojë një fond prej 44 miliardë dollarë

Vaksinimi në vendet e varfëra, FMN pritet të alokojë
Foto ilustruese

Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatitet që me rezervat financiare që zotëron, të sigurojë vaksina për vendet e varfëra. Sipas një raporti të fondacionit "Rockefeller", FMN mund të sigurojë 44 miliardë dollarë, të nevojshëm për të vaksinuar 70% të popullsisë në vendet e varfra deri në fund të vitit 2022. Gjithashtu shton se kjo nuk ka kosto shtesë për vendet e pasura.

G20 pritet gjithashtu që të alokojë një shumë prej 650 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet e varfra në përballimin e pandemisë dhe efektet e saj në ekonomi. Shkalla e vaksinimit dhe zhvillimi ekonomik po ndryshojnë shumë në të gjithë globin, sipas FMN dhe ekspertëve të tjerë.

Banka Botërore vlerëson se vetëm Afrikës i nevojiten rreth 12 miliardë dollarë për vaksinat anti-Covid, në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i transpetimit të virusit, sipas FMN.

Burimi: Al Jazzera

Të fundit